Trump kërcënon Nigerinë: “Nëse s’ndaloni vrasjet e të krishterëve, do hyjmë me armë në dorë”

Data

Në postimin e tij Trump shkruante se, nëse qeveria nigeriane “vazhdon të lejojnë vrasjet e të krishterëve”, SHBA do të ndërpresë menjëherë ndihmën dhe “mund të hyjë në atë vend të turpëruar, ‘me armë në dorë’, për t’i shkatërruar plotësisht terroristët islamikë që kryejnë këto mizori”.

Ai shtoi se po urdhëron Departamentin e Luftës të përgatitet për veprime të mundshme” dhe paralajmëroi se në rast sulmi ai do të jetë “i shpejtë, i egër dhe i ëmbël, ashtu si i sulmojnë këta terroristë të urryer të krishterët”.

Duke u drejtuar gjithashtu qeverisë nigeriane, Trump përfundoi me një paralajmërim: Kujdes, qeveria e Nigerisë më mirë të veprojë shpejt!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related