U vra kushëriri në Gjorm – Arrestohet pas 5 orësh ndjekjeje Bertil Alliaj, i dënuar me 35 vite burg për masakrën e Çoles

Data

Rreth orës 01:05 të mëngjesit, pas pesë orësh ndjekjeje, Bertil Alliaj u lokalizua dhe u arrestua nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri e llojit “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e krimit, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.

Në vendngjarje u sekuestruan 6 gëzhoja dhe një predhë. Para hetuesve, Alliaj është shprehur: “E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them tani. Ndoshta në një moment tjetër do të flas, por ende nuk jam gati.”

Bertil Alliaj rezulton person në kërkim prej vitesh dhe i dënuar me 35 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me masakrën e Çoles në vitin 2015.

Menjëherë pas arrestimit, ndaj tij u ekzekutua vendimi i dënimit të formës së prerë. Ndërkohë, viktima Dalan Alliaj ishte administrator i kompanisë “Allidagu” në Fier, me aktivitet në fushën e prodhimit dhe tregtisë së ushqimeve, mbarështimit të kafshëve dhe tregtisë së automjeteve. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related