Vrasja në Gjorm të Selenicës – autori Bertil Aliaj, i dënuar në mungesë për masakrën e Çoles

Data

Autori i vrasjes së kryer në Gjorm të Selenicës është identifikuar si Bertil Aliaj, djali i xhaxhait të viktimës.

Bertil Alliaj prej vitesh ishte në kërkim sepse ishte pjesëmarrës në masakrën e Çoles ndodhur në Vlorë.

Bertili, prej vitit 2015, kohë kur ndodhi masakra e Çoles, ishte në kërkim. Ai pavarësisht se ishte në kërkim shkonte shpesh i pashqetësuar në Gjorm.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Familjarët e viktimave kanë lëshuar sa herë akuza për padrejtësi në gjykim, e vetëm pak ditë më parë i dërguan letër me shqetësimin e tyre, presidentit Bujar Nishani.

Vlorë/Informacion paraprak në vijim

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related