Marius Xhepa arrestohet për djegien e makinave dhe vjedhje, pas konflikteve familjare për pronat.

Data

30-vjeçari Marius Xhepa është arrestuar nga efektivët e policisë, pasi akuzohej për djegien e dy makinave dhe ka vjedhur shuma parash në 3 banesa të ndryshme dhe brenda një automjeti. Sipas burimeve dy makinat i përkisnin xhaxhait të tij Gëzim Xhepa.

I arrestuari është djali i Liri Xhepës, e cila u vra nga kunati në vitin 2019 po për konflikte pronësie në familje.

Shkak i djegies së makinave dyshohet të jetë bërë një konflikt i gjatë për pronat e babait, të cilat Marius Xhepa pretendon se i takojnë, por xhaxhai i toj Gëzim Xhepa i kishte kaluar në pronësi të tij.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related