Pensionistët protestojnë jashtë Kuvendit për pensione të pamjaftueshme dhe çmime të larta

Data

Dhjetëra qytetarë, kryesisht pensionistë, u mblodhën sot jashtë Kuvendit për të protestuar kundër trajtimit që qeveria u bën shtresave të moshuara.

Protesta u organizua nga Lëvizja Bashkë, ndërsa gjatë fjalës së tij, kreu i kësaj lëvizje, Arlind Qorri, lëshoi akuza në drejtim të qeverisë, sa i takon trajtimit të pensionistëve.

“Tradhtarë të popullit shqiptar, të shtresës së mesme. Të sipërmarrësve të ndershëm. Tradhtaret s’e kanë vendin në Parlament, por në burg,” – deklaroi Qori.

Pensionistët që morën pjesë në protestë shprehën shqetësimin se pensionet aktuale nuk mjaftojnë për të përballuar nevojat bazike të jetesës. “Nuk e mbyllim dot muajin. Çmimet janë rritur, ilaçet janë të shtrenjta, energjia elektrike po na merr frymën,” tha një protestuese 72-vjeçare, e cila jeton vetëm me një pension minimal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related