Pacollit kallëzojnë minoritarët dhe ish-administratorin e aeroportit të Vlorës për veprime të dyshimta.

Data

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi së fundmi në Kuvend se çështja e aeroportit të Vlorës është në fazën e hetimit paraprak. “Nuk jap shpjegime për çështje që janë në fazën e hetimit paraprak”, tha Dumani. Por përveç Prokurorisë së Posaçme në lojë është futur prokuroria e Tiranës, e cila ka intensifikuar veprimet hetimore për të hedhur dritë mbi përplasjen e aksionerëve të “Vlora International Airport – VIA”. Një tjetër e papritur ka ndodhur, kur në prokurori, ka mbërritur një kallëzim i ri për çështjen në fjalë. Kallëzimi është bërë nga Emin Pacolli, vëllai i biznesmenit të njohur kosovar, Behgjet Pacolli, i cili rezulton të ketë 98 për qind të aksioneve të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Lëvizja juridike e vëllezërve Pacolli, është kryer menjëherë pasi në prokurorinë e Tiranës është paraqitur dhe marrë në pyetje, Emin Pacolli. Ndërsa tashmë fletë-thirrje, për tu paraqitur dhe pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes i është dërguar dhe biznesmenit Behgjet Pacolli. Prej gati dy muaj vëllezërit Pacolli e kanë parë veten nën sulm, por tashmë kanë vendosur të ndryshojnë pozitën, duke kaluar në kundërsulm ndaj personave që kanë kryer veprime arbitrare dhe antiligjore.

Detajet

Mësohet se tre njerëzit që ka kallëzuar Pacolli, janë aksioneri në minorancë me 2 për qind të aksioneve në “Vlora International Airport – VIA”, Valdon Ademi, noterja ku është nënshkruar kontrata Valbona Selimi dhe ish-administratori i kompanisë, Valon Lluka. Në 1 shtator 2025, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme, Valon Lluka është shkarkuar nga administrimi i kompanisë “Vlora International Airport – VIA” dhe në vend të tij është emëruar administrator i ri, Mentor Hajdaraj. Arsyet e shkarkimit janë motivuar për kryerjen e veprimeve të fshehta që ai ka kryer pa autorizim të aksionerëve kryesorë të kompanisë që po ndërton aeroportin e Vlorës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related