Lezha në shok: Zyrtarë dhe policë nën hetim për tjetërsim pronash në Patok dhe Shëngjin

Data

Janë zbardhur emrat e zyrtarëve publikë dhe efektivëve të policisë për të cilët u lëshua masë ndalimi nga Prokuroria e Lezhës për tjetërsim pronash.

Mes tyre janë Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës dhe Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve, ndaj të cilëve u caktua masa e arrestit në shtëpi.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për prona dhe ndërtime pa leje në zonën e Patokut dhe të Shëngjinit. Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më parë të drejtuar nga prokurorja Iva Harka, ndërkohë që ende nuk dihen detaje.

EMRAT:

  1. Pjetër Tuçi – “arrest në burg”,
  2. Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”,
  3. Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”,
  4. Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”,
  5. Luiza Bala – “arrest në shtëpi”,
  6. Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”,
  7. Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”,
  8. Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”,
  9. Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related