Durrës, 6 vite pas tërmetit: Banorët e lagjes nr. 5 ende pa shtëpi, rindërtimi s’ka nisur

Data

Gjashtë vite pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019 dhe pas premtimeve të përsëritura për përfundimin e rindërtimit, banorët e lagjes nr. 5 në Durrës vijojnë të presin të futen në banesat e tyre.

Edhe pse Bashkia konfirmon se një prej pallateve është përfunduar dhe familjet janë sistemuar, rindërtimi për pjesën tjetër të pallateve ende nuk ka nisur.

Premtimi

Në maj 2023, gjatë një takimi me banorët e njësisë nr. 3, kryebashkiakja Emiriana Sako u angazhua publikisht për rindërtimin e të gjitha pallateve të cilat janë klasifikuar me nivel dëmi DS5 pas tërmetit të vitit 2019, në lagjen nr. 5, në të njëjtin vend.

“Në takim me banorët e njësisë nr. 3 ku u angazhuam që pallatet DS5 të lagjes nr. 5 të rindërtohen në të njëjtin vend”, deklaroi Sako në një postim në Facebook. Ky angazhim u përsërit disa herë nga Bashkia gjatë viteve 2023-2024, por verifikimet e “Faktoje” kanë treguar se puna në terren nuk ka ecur sipas planeve.

Faktet nga verifikimet e mëparshme

Në tetor 2023, “Faktoje” konstatoi se vetëm një pallat në lagjen nr. 5 ishte rindërtuar, ndërsa tetë të tjerë ishin ende në pritje të fondeve. Banorët nuk ishin sistemuar, sepse mungonte shorti për ndarjen e apartamenteve dhe prej muajsh nuk merrnin bonus qiraje.

Në nëntor 2024, “Faktoje” konstatoi se situata kishte mbetur thuajse e pandryshuar: vetëm pallati nr. 30 në rrugën “Hysen Myshketa” ishte përfunduar, ndërsa asnjë nga 8 të tjerët nuk ishte shembur apo rindërtuar. Bashkia deklaronte se ishte në pritje të fondeve nga qeveria qendrore dhe se financimi i bonusit të qirasë ishte ndërprerë në mars 2023.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related