Rrezik në aksin Sauk–TEG: Kamioni shpërndan tulla në mes të rrugës, automjetet lëvizin me kujdes

Data

Një situatë e rrezikshme është shënuar në aksin Sauk–TEG, ku një kamioni i është hapur spondi gjatë lëvizjes, duke shpërndarë tulla dhe copëza materiali ndërtimi në mes të rrugës.

Siç shihet, rruga është mbuluar me mbetje ndërtimi, ndërsa automjetet detyrohen të lëvizin me kujdes për të shmangur dëmtimet apo aksidentet.

Deri në këto momente nuk ka pasur ndërhyrje për pastrimin e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve kërkojnë që institucionet përgjegjëse, ARRSH, firma kontraktuese, dhe Policia Rrugore të reagojnë urgjentisht për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm në këtë aks.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related