“Belind Këlliçi: Balluku do ketë fatin e Veliajt – Rilindja është organizatë kriminale me në krye Ramën”

Data

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK mori nën hetim zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Këlliçi shkruan se Balluku do të ketë fatin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet në burg prej 10 shkurtit.

Këlliçi thekson se rilindja është një organizatë e strukturuar kriminale, me kryetar Edi Ramën dhe me qëllimin final zhvatjen e xhepave të shqiptarëve

“Motra që pret t’i bashkohet vëllait!

Veliaj duket se ka tërhequr këmbën zvarrë, pasi “kolegët” e tij duket se kanë marrë nën hetim edhe “motrën” e tij, Belinda Ballukun.

Ky zhvillim vërteton atë që Partia Demokratike ka thënë që në krye të herës:

Rilindja është një organizatë e strukturuar kriminale, me kryetar Edi Ramën dhe me qëllimin final zhvatjen e xhepave të shqiptarëve.“- shkruan Këlliçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related