“SPAK regjistron procedim penal për dyshime abuzimi me fondet IPARD II”

Data

SPAK ka konfirmuar se ka regjistruar një procedim penal lidhur me dyshimet për abuzime me fondet e programit IPARD II.

I pyetur nga mediat nëse se në cilën datë është regjistruar procedim penal, apo nëse ka emra konkretë ta regjistruar në procedim, SPAK thotë se për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të japë përgjigje.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake.

Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related