Tiranë: Arrestohet 49-vjeçari i kërkuar nga Kosova për kultivim të narkotikëve

Data

Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë për llogari të autoriteteve kosovare.

49-vjeçari me iniciale, O. Sh., lindur në Tepelenë, ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në Kosovë.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related