“Manjola Nikollo, ish-kryetarja e PD Sarandë, emërohet nënkryetare e bashkisë”

Data

Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë është  emëruar nënkryetare e bashkisë së Sarandës, që drejtohet nga Oltion Çaçi.

Nikollo dha më parë dorëheqjen si kryetare e PD-së në Sarandë për të marrë pjesë në primaret e partisë, por më pas refuzoi të ishte pjesë e listës së hapur të PD-së në qarkun e Vlorës, më 11 maj 2025.

Ky emërim vjen pas një serie kalimesh të ish-anëtarëve të PD-së drejt strukturave të Partisë Socialiste.

Në janar të këtij viti edhe ish-kryetari i Forumit Rinor të PD-së dhe 2 herë kandidat për deputet, Jolio Dine, ka pranuar kërkesën për t’u bërë drejtor i Shërbimeve në këtë Bashki. Edhe Megi Balliu, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, është larguar nga PD dhe i është bashkuar Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Gjithashtu disa muaj më parë Genc Deromemaj ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën e Vlorës është emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related