“Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës”

Data

Seanca paraprake për dosjen “Meta” e parashikuar për tu zhvilluar këtë të enjte është shtyrë për shkak të bojkotit të gjyqeve nga ana e avokatëve.

Seanca e radhës është planifikuar të zhvillohet më 28 tetor, në orën 09:00.

Në gjykatë ishte e pranishme ish-bashkëshortja e ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi, ndërsa vetë Meta nuk u paraqit në këtë seancë.

Ndërkohë, në orën 14:00, Apeli i GJKKO-së pritet të shqyrtojë ankimin e paraqitur nga Ilir Meta lidhur me revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Në ngarkim të tij janë edhe ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe tre persona të tjerë.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related