“Shkodër: Arrestohen dy persona për drogë dhe armë të ftohtë gjatë një operacioni policor”

Data

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë gjatë një operacioni policor të zhvilluar ditën e sotme, si pjesë e hetimeve për një rrjet të dyshuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.

Sipas njoftimit, policia ka ndaluar për kontroll një automjet me të cilin qarkullonin shtetasit A. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Dragoç, dhe S. F., 39 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj të dyshuarve, u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

U gjet dhe një mjet prerës (thikë), që dyshohet se përdorej për qëllime kriminale. Automjeti u sekuestrua si provë materiale në kuadër të hetimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related