I akuzuar për shpërndarje informacionesh sekrete, dorëzohet ish-këshilltari i Trump

Data

John Bolton mbërriti të premten në një gjykatë federale për t’u dorëzuar para autoriteteve, pasi akuzohet se, gjatë kohës sa ishte këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, kishte ruajtur në shtëpinë e vet dokumente “tepër sekrete” dhe kishte ndarë me të afërm të tij shënime personale që përmbanin informata të klasifikuara.

Aktakuza ndaj tij u ngrit të enjten. Ai nuk foli për gazetarë teksa mbërriti në gjykatën e Grinbelt, Mariland, për t’u dorëzuar para autoriteteve dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës.

Bolton akuzohet se ndau informata të ndjeshme me dy të afërm të tij për përdorimin e mundshëm të tyre në një libër që po e shkruante, duke përfshirë shënime nga informimet e inteligjencës dhe takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe udhëheqës të huaj.

Avokati i Boltonit, Abbe Lowell, tha se Bolton nuk ka shpërndarë dhe nuk ka ruajtur në mënyrë të paligjshme asnjë dokument.

Hetimi kundër Boltonit nisi në vitin 2022.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related