Trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, dënohet 10 vite burg Robert Myftari

Data

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur sot vendimin ndaj të pandehurit Robert Myftari, duke e dënuar atë me 10 (dhjetë) vjet burgim për akuzat e rënda të trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

Vendimi u dha pas zhvillimit të gjykimit, ku trupi gjykues e gjeti Myftarin fajtor për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related