Thellohet konflikti,kreu i PS kërkon fundosjen në Kushtetuese të kryebashkiakut të Tiranës, kryeministri i vendosur…

Data

Kryeministri Edi Rama konfirmon përfundimisht atë që prej muajsh ishte thënë vetëm nëpër korridore, se pas Nesti Angonit, protestave të dhunshme të opozitës para bashkisë dhe arrestimit të Erion Veliajt qëndron vetë ai, njeriu që organizoi, strukturoi dhe ekzekutoi eliminimin politik të pasardhësit të tij. Ajo që nisi si një përplasje e heshtur brenda Partisë Socialiste është shndërruar tashmë në një operacion të plotë neutralizimi, ku Rama po kërkon ta “fikë” përfundimisht Veliajn duke e kthyer çështjen e tij në një debat thjesht administrativ në Gjykatën Kushtetuese. Në sfond mbetet një histori e ngarkuar me intriga, manipulime, dhe një plan të qartë për ta zhdukur politikisht Erion Veliajn, një plan që duket se Rama e kishte shkruar me kujdes shumë përpara se SPAK të vepronte.

Lëvizja e Ramës

Rama i tha dje Gjykatës Kushtetuese se Veliajn e shkarkoi pasi nuk vinte në punë dhe se shkarkimi i tij është akt me karakter administrativ. Kështu thuhej në parashtrimet e Këshillit të Ministrave drejtuar GJK. “Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025, në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t’u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal’. Shkarkimi i Veliajt është akt me karakter administrativ, dhe si i tillë, ai duhet të shqyrtohet në Gjykatën Administrative’, thekon Këshilli i Ministrave në parashtrimet për Kushtetuesen. Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e masës, apo zëvendësimin me një masë tjetër shtrënguese që do të mundësonte paraqitjen në detyrë. Këshilli Bashkiak Tiranë ka konstatuar se mosparaqitja në detyrë, në rrethanat e sipërcituara dhe për një periudhë më të gjatë se tre muaj, përbën shkak ligjor për të propozuar shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, mbështetur në shkronjën “c”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar. Fakti juridik i pamundësisë së paraqitjes në detyrë është fakt publik dhe vërtetësia e tij, nuk mund të vihet në dyshim”, thuhet në parashtrimet e Këshillit të Ministrave drejtuar Gjykatës Kushtetuese . Kujtojmë se dy ditë më parë Rama vendosi në rresht presidentin Begaj që i bëri në një farë mënyre presion Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ankimin e Veliajt në GJK, ku i kërkoi të mos e marrë në shqyrtim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related