Po transportonte ilegalisht me automjet 4 emigrantë të huaj kundrejt pagesës, arrestohet 41-vjeçari nga Tirana

Data

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar, i cili ndihmonte shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi A. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.Arrestimi i tij u krye pasi shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë e kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, me automjet, 4 shtetas të huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, pasi më datë 14.10.2025, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë duke transportuar kundrejt pagesës, me automjet, 4 shtetas të huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë.”, thotë policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related