Von der Leyen: Serbia duhet të ndërmarrë hapa konkretë drejt BE-së

Data

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, në një konferencë për media, të mërkurën, në Serbi, tha se Bashkimi Evropian pret nga Serbia përparim në fushat e sundimit të ligjit, mediave elektronike dhe ligjeve zgjedhore.

“Tani është momenti i duhur për Serbinë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt anëtarësimit. Pika e parë është që duhet të shohim përparim në fushat e sundimit të ligjit, mediave elektronike dhe ligjeve zgjedhore. E di që këto reforma nuk janë të lehta – të gjitha segmentet e shoqërisë dhe spektrit politik duhet të përfshihen në to”, tha Von der Leyen në konferencën për media së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Ne angazhohemi për partneritet, e jo nënshtrim, dhe për diplomaci në vend të agresionit,” shtoi ajo.

Ajo i bëri ftesë Vuçiçit, që “rreth pas një muaji” të shkojë në Bruksel për të shqyrtuar situatën lidhur me reformat.

Në pyetjen se ku e sheh zgjidhjen për situatën aktuale në Serbi, ku prej muajsh po mbahen protesta kundër regjimit pas tragjedisë në Novi Sad, Von der Leyen tha se ky është një moment kyç për Serbinë dhe se është koha që i gjithë populli të bashkohet dhe të forcohen themelet e një demokracie funksionale.

“BE-ja është e gatshme t’ju mbështesë dhe të japë çdo përpjekje në këtë drejtim. Reformat duhet të zbatohen në mënyrë që të përfshijnë tërë shoqërinë”, tha ajo.

Von der Leyen ndër të tjera tha se BE-ja pret një shkallë më të lartë të përafrimit të Serbisë me politikën e jashtme të Unionit, përfshirë sanksionet kundër Rusisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related