Dy çifte shqiptarësh u arrestuan në Venecia si pjesë e një rrjeti trafiku që shpërndanin kokainën në lokalet ku punonin.
Ata shisnin kokainë nga ambientet ku punonin, duke u ofruar përdoruesve në Noventa di Piave (Venecia) një pikë referimi të lehtë për t’u arritur gjatë gjithë ditës.
Ata janë 4 persona me origjinë shqiptare, 25, 28, 44 dhe 49 vjeç, të gjithë të arrestuar, ku dy prej tyre janë gra.
Pas kontrolleve në shtëpitë dhe lokalet e tyre, efektivët të ndihmuar nga qentë nuhatës, gjetën afërsisht 470 gramë kokainë, 400 gramë nga e cila ishin ndarë në tre blloqe, mbi një kilogram marihuanë, një pjesë e së cilës ishte ndarë tashmë në afërsisht 100 gramë, një copë hashash me peshë mbi 100 gramë, materiale paketimi për drogë, një pistoletë me fishekë bosh pa kapak të kuq dhe 5,190 euro.
Të gjitha sendet u sekuestruan, përfshirë biznesin, pasi u përcaktua se ato ishin përdorur për të kryer fizikisht dhe funksionalisht krimin, informon media italiane.
