Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar padinë e paraqitur nga Naureda Llagami kundër vendimit të mbledhjes së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e Asim Vokshit në Gjykatën Kushtetuese.
Në këtë gjykatë, Llagami kërkoi pezullimin e zbatimit të vendimit të mbledhjes së posaçme, si dhe të procedurave të mëtejshme deri në vendimin përfundimtar të çështjes.
Sipas pretendimeve të Llagamit, ai mori 8 vota në mbledhje, ndërsa vota e 9-të u shpall qëllimisht e pavlefshme për të mos arritur kuorumin e nevojshëm.
Megjithatë, edhe pse kandidati Asim Vokshi kishte marrë më pak vota, ai u zgjodh fitues pasi rezultoi i renditur i pari nga pikëzimi i Komisionit të Emërimeve në Drejtësi (KED), për shkak të mosmarrjes së shumicës së nevojshme nga Llagami.
