Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi publikisht në rrjetin social X për vendimin e Hamasit për të liruar pengjet, duke e cilësuar si një “flakë të brishtë, por të çmuar, të shpresës”. Ajo uroj që ky hap të shënojë “agimin e një kapitulli të ri” ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, ku të dy komunitetet të jetojnë me paqe dhe dinjitet të përbashkët.
Në mesazhin e saj, Spiropali theksoi se Shqipëria mirëpret këtë lëvizje, dhe “vlerësojmë përpjekjet e Presidentit Trump”, të cilat sipas saj “kanë afruar Lindjen e Mesme më pranë horizontit të paqes së shumëpritur”.
