Arlind Qori refuzon PD: “Do garojmë vetë — nuk na lidh gjë me hajdutët!”

Data

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se e pranon shkarkimin e Veliajt dhe se vendimi ishte i ligjshëm. Por ai shtoi se pasi Veliaj bëri apel, situata hyri në një “amulli kushtetuese” dhe kërkoi që Gjykata Kushtetuese të vendosë pa vonesë.

Qori bëri të qartë se Lëvizja Bashkë nuk do të bashkohet me asnjë parti tjetër — nuk do të mbështesë kandidatë të përbashkët me opozitën — por do të ketë kandidatin e vet për zgjedhjet që vijnë. Ai theksoi se nuk kanë asnjë lidhje me partitë që “kanë vjedhur Shqipërinë” dhe se nuk duan të jenë pjesë e skemave me oligarkinë.

Ai refuzoi ofertat që i janë bërë për koalicion ose për bashkëpunim, dhe tha se nuk ka besim që të bëhet garë siç duhet nën ndikime politike. Sipas tij, mobilizimi duhet të bëhet nga baza e vet dhe jo nga ofertat që “vijnë nga ata që kanë qenë pjesë e problemeve”.

Parashikimi i tij është që partia të paraqesë kandidatin e vet së shpejti dhe të mos presë miratime apo kushte nga të tjerët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related