Plagosja me thikë në Bilisht — zbardhet dinamika e konfliktit

Data

Në një zhvillim të ri në Bilisht, policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona dhe janë proceduar dy të tjerë lidhur me një ngjarje plagosjeje me thikë.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, dhe Y. Xh., 37 vjeç, gjithashtu banues në Bilisht. G. M. akuzohet për “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, “Prishje e rendit publik” dhe “Shkatërrim prone”, ndërsa Y. Xh. vihet në përgjegjësi për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Aktualisht hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rolin e të proceduarve fillimisht dhe për të vendosur se kush ka qenë iniciatori i konfliktit dhe motivi që solli përdorimin e armës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related