“Do verë të mirë miku” – Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, i pandehur nga SPAK: dalin përgjimet që zbulojnë manipulimet e tenderave

Data

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK në kuadër të një hetimi për shkelje të tenderave dhe falsifikim projektesh infrastrukturore. Hetimi, i drejtuar nga prokurori Dritan Prençi, përfshin dy tendera kryesorë: ndërtimin e një ujësjellësi dhe segmentin rrugor Korçë–Ersekë, ku dyshohet se dokumentacioni u falsifikua për përfitime të paligjshme.

Sipas dosjes hetimore, janë marrë në procedim edhe 7 persona të tjerë, mes tyre administratorë kompanish private të përfshira në projekt. Hetimet tregojnë se procedurat e tenderave ishin të paracaktuara, duke sjellë shpërdorim të fondeve publike.

Në dosje gjenden edhe përgjime të zhvilluara në WhatsApp mes Isait dhe administratorës së “A & E Engineering”, Entela Çano. Bisedat tregojnë për ulje parametrash teknike, manipulime dhe kërkesa për falsifikime, me qëllim që dokumentet të përshtateshin sipas interesave. Në një mesazh të zbuluar, Çano i thotë Isait:

“Me 5 aspra tha ai do verë të mirë miku…” – shprehje që sipas SPAK tregon një marrëveshje të koduar për përfitime.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related