Ndërron jetë në spital e dënuara 33-vjeçare, Afërdita Lekë Hajdarkola

Data

Një e dënuar 33-vjeçare, Afërdita Lekë Hajdarkola, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në QSUT. Ajo ishte lindur në Tropojë dhe jetonte në Tiranë. Vijonte vuajtjen e dënimit që nga Prilli 2020 në Institutin “Ali Demi” dhe më vonë u transferua në Spitalin e Burgjeve.

Hajdarkola vuante nga insuficienca renale dhe trajtohej me dializë. Kohët e fundit ishte shtruar në Reanimacion në gjendje të rënduar, me acidozë metabolike dhe hipotension. Pavarësisht përpjekjeve intensive mjekësore, ajo ndërroi jetë rreth orës 03:40 si pasojë e arrestit kardiopulmonar.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse trajtimi i saj shëndetësor brenda burgut i është mundësuar në mënyrë adekuate.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related