Rama prezanton Albana Koçiun në Ministrinë e Brendshme: “Duhet reformë totale”

Data

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar zyrtarisht Albana Koçiun si Ministre të Brendshme në kabinetin “Rama 4”, duke i vendosur një mision të qartë: të transformojë Ministrinë e Brendshme nga modeli aktual policor, drejt një institucioni që funksionon sipas standardeve evropiane.

Rama tha se “ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Punëve të Brendshme është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor që Koçiu duhet të sjellë.” Ai theksoi se ka probleme thelbësore që presin zgjidhje, si sistemi jo funksional i adresave – njerëzit ende duhet t’i gjejnë shtëpitë duke u pyetur rrugëve apo duke u orientuar nga shenjat.

Gjithashtu, Rama përmendi mungesën e një infrastrukture adekuate zjarrfikëse, duke e quajtur sistemin “të prapambetur” përkundër përpjekjeve që janë bërë. Ai bëri thirrje për reformë totale të pushtetit vendor dhe rolin e prefekturave, si dhe finalizim të sistemit të adresave në mënyrë që të jetë i saktë dhe unik në të gjithë vendin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related