“Rama 4” premton paga, pensione dhe mbrojtje të pronës, por shqiptarët përballen me inflacion, emigrim dhe fadroma

Data

Mes tensioneve dhe përplasjeve të forta në Kuvend, shumica socialiste ka miratuar programin e qeverisë“Rama 4” me 82 vota pro, pa asnjë kundërshtim ose abstenim. Programi i qeverisjes përfshin një paketë vendimesh sociale dhe ekonomike, që parashikojnë rritjen e pagës minimale në 500 euro nga 1 janari 2026, përmirësimin e pensioneve dhe shtimin e mbështetjes për fëmijët.

Por ndërsa festohen premtimet, realiteti për qytetarët duket krejt ndryshe. Inflacioni i matur nga Eurostat në gusht 2025 arriti 2,3%, me rritje të ndjeshme çmimesh në grupet “Argëtim dhe kulturë” (9,9%), “Hotele, kafene dhe restorante” (3,6%) dhe “Pije alkoolike dhe duhan” (3,3%). Ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën me 1,7%, ndërsa shërbimet shëndetësore dhe arsimore shënuan rritje prej 1%. Në një situatë ku çmimet rriten më shpejt sesa rriten pagat reale, qytetarët me të ardhura të ulëta nuk ndihen aspak të përmirësuar.

Problemet nuk ndalen vetëm tek inflacioni. Emigrimi i mjekëve shqiptarë po vazhdon të jetë një shqetësim serioz. Të dhënat e OBSH-së tregojnë se mesatarisht rreth 150 mjekë largohen çdo vit nga Shqipëria, pothuaj sa numri i të diplomuarve të rinj në universitetin e vetëm publik të mjekësisë. Diferenca e madhe mes pagave në vend dhe jashtë tij, ku një infermier fiton trefishin e pagës në Gjermani, e bën pothuaj të pamundur mbajtjen e profesionistëve në vend.

Ndërkohë, teksa Rama premton mbrojtjen e pronës, fadromat e IKMT-së në veri të vendit, kanë shembur shtëpi dhe bujtina të banorëve të zonave malore, të ngritura me kursimet e tyre ose me kredi.

Banorët akuzuan kryeministrin për premtime të pambajtura dhe mesazhe kontradiktore: së pari i fton për të investuar në tokat e tyre, pastaj i etiketonte si “kriminelë” dhe “zaptues”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related