Në mesin e një vere me temperatura ekstreme, kur termometri i kapërceu 40 gradë, kryeministri ndërmori një aksion të paprecedentë për lirimin e hapësirave publike në qytetet kryesore të vendit.
Dhe siç ishte e pritshme, vëmendja kryesore për zbatimin e këtij urdhëri kryeministror u përqendrua në Tiranë, aty ku prej vitesh shkelja e ligjit bëhej në bashkëpunim mes zaptuesve abuzivë të hapësirave publike dhe Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, e cila prej 9 vitesh u drejtua nga Arli Naska.
Për këtë, zotëria në fjalë, duke bashkëpunuar me inspektorët e tij kishin krijuar një skemë abusive që gjeneronte çdo muaj miliona lekë.
Në një audio-regjistrim të mbërritur në redaksinë e Piranjave, tregohet fare qartë skema abuzive që kanë përdorur inspektorët e bashkisë për përfitime vetjake në kurriz të taksave të qytetarëve.
