Një incident i rëndë ka tronditur qytetin e Essen-it: një nxënës 17-vjeçar me origjinë nga Kosova ka therë me thikë mësuesen e tij në një shkollë profesionale. Viktima është plagosur në bark dhe ndodhet në gjendje serioze, por sipas raportimeve mjekësore, jeta e saj nuk është në rrezik.
Hetimet e autoriteteve gjermane kanë zbuluar se i riu, i identifikuar me inicialet E. S, ka vepruar pas një videoje që ka bërë në pajisjet e tij digjitale, ku pretendon se mësuesja e “fyeu Profetin”. Ai ka thënë edhe “Allahu Akbar” gjatë incidentit, siç raportojnë mediat gjermane.
Përveç sulmit ndaj mësueses, 17-vjeçari dyshohet të ketë përfshirë edhe një të pastrehë në aktin e dhunës. Gjatë arrestimit ai u plagos rëndë dhe aktualisht po trajtohet në spital.
Autoritetet në landin e Nordrhein-Westphalia, përfshirë ministrin e Brendshëm Herbert Reul, po hetojnë nëse motivet ishin fetare dhe nëse akti mund të konsiderohet si veprim terrorizmi sipas ligjit gjerman. Hetuesit po punojnë për të mbledhur provat dhe për të përcaktuar kompetencat lidhur me akuzat ndaj të riu.
