Autobusi me targa greke përplas motorin në autostradën Rrogozhinë-Lushnje — 72-vjeçari vdes në vend

Data

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:25, një aksident tragjik ndodhi në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë fshatit Konjat. Një motor, i drejtuar nga shtetasi Qemal Krasniqi, 72 vjeç, banues në Dushk të Lushnjës, u përplas nga një autobus me targa greke, i linjës Tiranë-Athinë. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit ndërroi jetë menjëherë në vend, pa arritur të marrë ndihmën mjekësore.

Policia rrugore ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e autobusit, Hektor Lakuriqi, 50 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ndodhet në paraburgim derisa të sqarohet plotësisht rrethanat e ngjarjes. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjës.

Burimet paraprake dyshojnë se një nga arsyet kryesore që kontribuoi në këtë tragjedi ishte mungesa e ndriçimit në rrugë në orët e para të mëngjesit, që e bëri motomjetin të padukshëm për shoferin e autobusit. Hetuesit po punojnë për të verifikuar nëse ka qenë edhe shpejtësia ose kushtet e tjera që mund ta kenë bërë aksidentin të pamëshirshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related