Ragip Gila, 29-vjeçari i dyshuar për atentatin që tronditi Shkodrën me dy të vrarë dhe dy të plagosur, ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për të. Seanca po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, me gjyqtare Ermira Dedja dhe prokuror Pjerin Çukaj që udhëheqin çështjen.
Sipas hetimit paraprak, nga atentati i 8 shtatorit në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi), truproja i Erogen Brajoviç. U plagosën rëndë Erogen Brajoviç vetë (shënjestra e dyshuar), dhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Gjendja mjekësore e plagosurve raportohet si stabilizuar.
Sipas pamjeve dhe dëshmive të deritanishme, Gila hyri në lokal, qëlloi me breshëri armësh ndaj tavolinës ku ishin viktimat, më pas u largua duke vjedhur një mjet nën kërcënim armësh. Policia e kap atë pak pas ngjarjes duke përdorur forcat specialë.
Në këtë seancë, pritet që gjykata të vendosë nëse masa e sigurisë do të jetë arrest në burg, duke marrë në konsideratë rrezikun për arratisje dhe rrezikun ndaj sigurisë publike.
