Rama prezanton kabinetin e ri sot në Asamblenë e PS-ë — “Shqipëria 2030 në BE” në qendër të axhendës

Data

Sot në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Edi Rama do të shpallë zyrtarisht qeverinë e re për katër vitet e ardhshme. Këtë veprim do ta bëjë në kuadrin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku do të prezantohen emrat në kabinetin e mandatit të katërt, si dhe prioritetet kryesore që do të udhëheqin politikën publike deri në vitin 2029.

Mes mesazheve që do të përçohen është vizioni “Shqipëria 2030 në BE”, duke e konsideruar integrimin evropian si objektiv kyç. E ndërkohë që emrat e ministrave pritet të jenë një përzierje personash me përvojë politike dhe teknicienësh, sfidat që Rama identifikon përfshijnë forcimin e ekonomisë, përmirësimin e shërbimeve publike, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin e infrastrukturës kombëtare.

Përveç prezantimit të kabinetit, pas Asamblesë parashikohet që Rama të vijë më pas me diskutime dhe plane konkrete për zbatimin e reformave që premtojnë t’i përafrijnë Shqipërinë me standardet evropiane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related