Në një tragjedi që ka tronditur opinionin publik amerikan, aktivisti konservator Charlie Kirk u qëllua për vdekje gjatë një eventi në Utah Valley University, ku po mbante fjalim para një turme të madhe. Kirk, themelues i organizatës Turning Point USA dhe figurë e spikatur e krahut konservator, u godit me një plumb në qafë nga një distancë prej rreth 180-200 metrash. Përmes video-përgjigjes, Donald Trump reagoi nga Zyra Ovale, duke e quajtur ngjarjen një “moment të errët për Amerikën” dhe duke kërkuar drejtësi për autorin, ende në arrati. Trump i shprehu simpatitë familjes dhe komunitetit që e ndiqte Kirkun, duke theksuar se dhuna politike nuk ka vend në shoqëri. Ngjarja ka hapur diskutime të ashpra për retorikën politike dhe sigurinë e figurave publike, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Vrasje e aktivistit konservator Charlie Kirk në universitеt — Trump flet për një “moment të errët për Amerikën”
Data
