Mëngjesin e sotëm, qyteti i Shkodrës u trondit nga të shtëna me armë zjarri pranë shkollës “Kolë Idromeno”, në një lokal pranë bashkisë. Si pasojë, një person u vra, ndërsa të paktën tre të tjerë u plagosën, përfshirë Erogen Vaso dhe një kamarier.
Viktima është identifikuar si Armando Pali, i punësuar në IKMT dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak. Ndërkohë, autori u arratis drejt zonës së njohur si “shinat e trenit”, por u arrestua nga policia në tentativë arratisjeje.
Hetuesit kanë ngritur një grup të posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë dhe aktiviteti hetimor po vijon për të zbardhur motivet dhe për të sigururuar drejtësi.
