PD: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “zonë të sigurtë” për Alex Soros

Data

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, kërkoi hetim të plotë mbi frekuencën e lartë të takimeve mes Kryeministrit Edi Rama dhe miliarderit Alex Soros, që sipas saj mund të ketë kthyer Shqipërinë në një “zonë të sigurtë” për vizitat e tij.

Vangjeli theksoi se takimet e dokumentuara nga Soros, shpesh gjatë sezonit veror, nuk janë të rastësishme dhe tregojnë një nivel të jashtëzakonshëm konfidencialiteti. Nga të dhënat e publikuara, ai ka zhvilluar takime me Ramën vazhdimisht gjatë viteve 2021–2025.

Deklarata e Plotë:

Ndryshe nga çdo figurë tjetër e huaj, Alex Soros ka zgjedhur ta dokumentojë vazhdimisht raportin me Kryeministrin shqiptar, duke publikuar foto dhe momente nga takimet me të.

Pakrahasimisht me çdo personalitet tjetër frekuenca e fotove të publikuara nga takimet me Ramën tregon vetëm një pjesë të kontakteve ndërmjet tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related