SHBA vendosi tarifa 50% për importet nga India, Modi njofton bisedime me Putin dhe Xi Jinping

Data

Kryeministri indian Narendra Modi tha të enjten se do të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping në Tianjin të Kinës.

Modi do të vizitojë Kinën të shtunën për takimin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Në një postim në X, Modi tha se India ka luajtur “një rol aktiv dhe konstruktiv” në SCO.

“India do të vazhdojë të punojë me anëtarët e SCO-së për të adresuar sfida të ndryshme të përbashkëta”, tha ai. “Unë gjithashtu do të takohem me Presidentin Xi Jinping, Presidentin Putin dhe udhëheqës të tjerë gjatë Samitit.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related