Divjakë: Arrestohen dy vëllezër të dënuar për trafik droge në Itali — pritet ekstradimi

Data

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 64”, Policia e Shtetit arrestoi në Divjakë dy vëllezër shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Shtetasit në fjalë janë Roland Metushi, 47 vjeç, dhe Saimir Metushi, 45 vjeç — të dënuar nga Gjykata e Novarës në tetor 2024, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge, me respektivisht 5 dhe 7 vite burgim.

Operacioni u koordinua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë Kriminale dhe u bazua në informacion të siguruar nga bashkëpunimi ndërkombëtar. Aktualisht, dokumentet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për procedurat e mëtejshme, ndërsa Interpol Tirana e bashkëpunëtorët nga Italia po vijojnë me ekstradimin drejt vendit italian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related