Në vitin 2016, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpenzoi plot 20 milionë euro për rrjetin e energjisë elektrike nga Orikumi në Himarë, teksa në atë kohë u trumbetua se “kjo reformë do të sjellë stabilitet dhe furnizim pa ndërprerje”.
Paratë janë hedhur me tendera në të ashtuquajturën “koperacioni Italian në zonën e Himarës”, ndërkohë që pas kësaj kohe banorët por edhe vetë mazhoranca ka pranuar se ka pasur probleme
Zona e bregut të detit, por edhe fshatrat e Himarës në Lumin e Vlorës, janë ankuar shpeshherë për ndërprerje të vazhdueshme të furnizimit me energji elektrike, pavarësisht se janë hedhur dhjetëra miliona euro. Reforma duket se ka dështuar, njëjtë siç ka dështuar edhe reforma e ujit apo ajo e kanaleve të zeza.
Dhe, në gjithë këtë situatë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, dega Vlorë, bën gati një tjetër tender të ri. Do të ribëjë nga e para rrjetin në të gjithë zonën! Por, ku shkuan paratë e Gjiknurit?! A mos duhet një hetim i mirëfilltë për dështimin e të gjithë kësaj “reforme”?!
