Qeveria po përgatit një nismë ligjore për të riorganizuar administratën publike, duke futur rregulla të reja funksionimi, llogaridhënieje dhe strukturash mbikëqyrëse. Në qendër të reformës është rikonceptimi i sistemit institucional, një sistem uniform mbikëqyrjeje dhe delegimi kompetencash tek drejtoritë, si dhe forcimi i rolit të Departamentit të Administratës Publike si autoritet qendror kontrolli.
Qëllimet zyrtare synojnë përmirësimin e organizimit, transparencës dhe efikasitetit, si dhe vendosjen e standardeve të qarta raportimi dhe tipologjie për institucionet publike. Megjithatë, ekspertët e shoqërisë civile shprehin shqetësime serioze.
Rovena Sulstarova nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim thekson se reforma, edhe nëse synon standardizim dhe transparencë, mund të kufizojë ndjeshëm autonominë e institucioneve. Sipas saj, uniformizimi i llogaridhënies mund të zvogëlojë hapësirën për vendimmarrje të pavarur, dhe sfidon principet e decentralizimit administrativ.
Andrea Mazelliu nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se edhe pse shumë nga propozuar është në funksion të efikasitetit, një nga problematikat më të mëdha është përfshirja e institucioneve si arsimi i lartë publik, përfaqësitë diplomatike dhe Forcat e Armatosura brenda administratës shtetërore. Të gjitha këto institucione, që sipas tij kanë status kushtetues dhe pavarësi, rrezikojnë të humbasin këtë autonomi nëse fusin në strukturën e re hierarkike.
Reforma aktuale ngre një debat esencial: a është më e udhës të përsoset një ligj ekzistues ekzistues, apo të krijohet një ligj i ri nga zero? Autonomia institucionale dhe konsolidimi i traditave demokratike mbeten pika kyçe që debati politik tani duhet t’i mbrojë.
