Kërcënoi të afërmin me armën e shërbimit, arrestohet inspektor i Gardës së Republikës

Data

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka proceduar në arrestimin e inspektorit E.K., punonjës i Gardës së Republikës, i cili akuzohet për dy vepra penale: “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Ngjarja ndodhi pranë banesës së tij, gjatë një konflikti të izoluаruar që përfshiu një të afërm të identifikuar me inicialet I.K., me të cilin ka lidhje gjaku.

Sipas njoftimeve zyrtare, punonjësi përdori armën e shërbimit për ta kërcënuar atë për motive të çastit. Materialet procedurale janë përgatitur dhe referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë në Juridiksionin e Përgjithshëm në Tiranë. Agjencia në fjalë po vazhdon hetimet për këtë rast, ndërsa qytetarët inkurajohen të denoncojnë çdo shkelje të ligjit nga struktura shtetërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related