Protestat në Serbi/ Demonstruesit bllokojnë Pallatin e Drejtësisë, Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë

Data

Protestat antiqeveritare në Serbi vijuan edhe sot, me demonstrues që bllokuan Pallatin e Drejtësisë në Novi Sad në shenjë pakënaqësie për arrestimet e fundit. Bllokada nisi pas orës 6:00 të mëngjesit dhe studentët e pranishëm deklaruan se ishte një akt rezistence “kundër arrestimeve të pabaza dhe dhunës ligjore” ndaj kolegëve dhe miqve të tyre.

Tubime të tjera u mbajtën edhe në Beograd, Valjevë, Obrenovac dhe Sremska Mitrovica. Në Beograd, demonstruesit shkatërruan ambientet e Partisë Progresive Serbe në Palilula dhe Zemun, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, në një prej tyre shkoi edhe presidenti Aleksandër Vuçiç.

Përballë situatës, presidenti Vuçiç ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku marrin pjesë Kryetarja e Kuvendit Ana Brnabiç, Kryeministri Duro Macut, Ministri i Mbrojtjes, Drejtori i BIA-s, Ministri i Punëve të Brendshme dhe krerët e lartë të autoriteteve policore dhe gjyqësore.

Demonstruesit vijojnë të shprehin pakënaqësinë për arrestimet dhe dhunën policore, ndërsa autoritetet monitorojnë situatën në qytetet kryesore të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related