IMT në Kombinat, ja sa do të zgjasë aksioni për lirimin e hapësirave publike

Data

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës nisi sot aksionin në zonën e Kombinatit për lirimin e hapësirave publike, të uzurpuara prej kohësh nga subjektet private. Aksioni u zhvillua përgjatë rrugës kryesore nga “Misto Mame” deri në kthesën e Vaqarrit.

Ndërhyrja vjen pas një numri të madh ankesash nga banorët dhe është pjesë e një plani afatgjatë për rikthimin e hapësirave publike

Sipas autoriteteve, aksioni do të zgjasë për katër vite.  Nga verifikimet e kryera në terren, problematika kryesore lidhet me lulishten qendrore të Kombinatit, përgjatë rrugës kryesore nga “Misto Mame” deri në kthesën e Vaqarrit.  Bashkia e Tiranës po vijon aksionet në lagje të ndryshme të kryeqytetit, me synim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe pastrimin e inerteve pas demolimit të strukturave të paligjshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related