Presidenti amerikan Donald Trump ka goditur sërish me një postim në platformën e tij Truth Social, duke dhënë deklarata të forta për situatën në Lindjen e Mesme dhe rolin e tij të mëparshëm.
Në fokus të postimit ishin pengjet në Gaza, për të cilët Trump tha se “do të kthehen vetëm kur Hamasi të shkatërrohet plotësisht”. Ai pretendoi gjithashtu se gjatë presidencës së tij kishte ndërmjetësuar lirimin e qindra pengjeve dhe kishte ndërprerë 6 luftëra brenda 6 muajve. Deklarata më e bujshme ishte ajo ku ai tha:
“Unë isha ai që SHKATËRROI objektet bërthamore të Iranit.”
Ndër të tjera, Trump shkruan:
“Do të shohim kthimin e pengjeve të mbetura vetëm kur Hamasi të përballet dhe të shkatërrohet!!! Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më të mëdha janë gjasat për sukses. Kujtoni, unë isha ai që negocioi dhe arriti lirimin e qindra pengjeve dhe kthimin e tyre në Izrael (dhe Amerikë!). Unë isha ai që i dha fund 6 luftërave, në vetëm 6 muaj. Unë isha ai që SHKATËRROI objektet bërthamore të Iranit. Luaj për të FITUAR, ose mos luaj fare! Faleminderit për vëmendjen!”
Këto deklarata vijnë në një moment kur tensionet në Rripin e Gazës janë ende të larta dhe bisedimet për pengjet janë bllokuar. Ndërkohë, pretendimet e Trump për ndërprerjen e luftërave apo shkatërrimin e objekteve bërthamore të Iranit mbeten të pavërtetuara zyrtarisht, por janë pjesë e narrativës së tij elektorale dhe vetëlavdëruese.
