“Kryepiromani është Edi Rama”/ PL, nuk kursen akuzat “sy m’sy” ndaj qeverisë: Korrupsion dhe papërgjegjshmëri krimin@le

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për media ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për shkatërrimin mjedisor, urban dhe ekonomik që po përjeton Shqipëria.

Blushi e cilëson Ramën si “Kryepiroman i vendit”, i cili ka promovuar me vetëdije djegien e territoreve dhe dëmtimin e pasurisë natyrore për interesa klienteliste dhe korruptive.

Ai thotë se zjarret masive që kanë përfshirë Shqipërinë janë rezultat i një strategjie të qëllimshme që nis me kanabizimin, vazhdon me betonizimin dhe kulmon me shkatërrimin e qëllimshëm për të hapur rrugë investimeve private në resorte, kanabis dhe parqe fotovoltaike për oligarkët pranë qeverisë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related