Gazetarët e News 24 ngrihen në protestë: “Liria e medias nuk mbyllet

Data

Pas bllokimit të redaksisë për ditë të tëra—pa akses në ambientet e punës, pa sinjal, energji dhe me praninë e forcave policore e ushtarake—gazetarët e News 24 qëndruan përballë ndërtesës për të ngritur zërin. Osman Stafa e hapi protestën me fjalët se ky është sulm ndaj lirisë mediatike. Drejtoresha Anila Jole e përshkroi situatën si “të tronditur dhe me pasiguri për të ardhmen”, veçanërisht për kolegët e saj. Ndërsa moderatorët Endri Xhafo dhe Klevin Muka e përshkruan këtë akt si një test të rëndë për vetëgazetarinë dhe integritetin profesional. “Gazetaria nuk është punë, por mision,” theksoi Klodiana Lala. Protesta u transmetua vetëm nga Syri TV, ndërsa pjesa tjetër e mediave heshtën, duke reflektuar cinizmin dhe rrezikun për pluralizmin mediatik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related