Rënia e lindjeve po thellohet nga viti në vit, duke sinjalizuar zhvillime negative në demografinë e vendit në dekadat në vijim.
Sipas të dhënave të INSTAT në 6 -mujorin e parë të vitit 2025 linden 9,644 bebe me rënie 6.5 për qind në krahasim me 6 -mujorin e parë 2024. Rënia e lindjeve u thellua edhe me shumë në gjysmën e e parë të këtij viti, pasi në vitin 2024 lindjet ranë me 5 për qind në krahasim me vitin 2023.
Ndërkohe shtesa natyrore në tremujorin e dytë ishte vetëm 48 lindje më shumë se vdekje. Në periudhën janar–qershor 2025 janë regjistruar gjithsej 9.322 lindje, nga të cilat 4.340 në tremujorin e parë dhe 4.982 në tremujorin e dytë.
