Regjistrimet e kontratave të shitjes, dhurimit apo shkëmbimit;
• Regjistrimin e hipotekave;
• Regjistrimin e lejeve të legalizimit;
• Kopjet e dokumentacionit.
Kjo rritje nuk është thjesht një shifër mbi letër. Ajo është një barrë e papërballueshme për:
• Bizneset që kërkojnë shërbime hipotekimi;
• Individët që blejnë apo shesin pasuri të paluajtshme;
• Avokatët dhe noterët që pajisen me kopje dokumentacioni;
• Mbi të gjitha, banorët e fshatit, të cilët detyrohen të paguajnë tarifa të fryra për çdo parcelë veçmas, duke shumëfishuar kostot për një familje bujqësore.
Në vend që të përmirësojë shërbimin, qeveria rrit çmimin. Në vend që të afrojë zyrat e kadastrës në zonat rurale, qeveria i detyron qytetarët të udhëtojnë, të presin me muaj, e të përballen me zvarritje e burokraci të pafund. Në vend që të analizojë performancën e specialistëve të ASHK-së dhe të ndëshkojë paaftësinë e militantizmin, qeveria ka zgjedhur të grabisë qytetarët përmes tarifave të rritura”, tha ndër të tjera Blendi Himçi nga selia e PD.
