Në një ngjarje tronditëse që sfidon logjikën demokratike, policia shqiptare ka rrethuar selinë e televizionit News24, ndaluar hyrjen e gazetarëve në redaksi, ndërprerë energjinë elektrike dhe çuditërisht — pa asnjë urdhër gjykate — ka mbyllur sinjalin e transmetimit. Akti, siç shprehet shkrimtarja polake Margo Rejmer, ndodhi “në një vend që pretendohet të jetë i lirë dhe demokratik” .
Rejmer shtron pyetje thelbësore: Si është e mundur që në një demokraci një kryeministër të dërgojë policinë për të ndalur një televizion që guxon të kritikojë atë? Ajo denoncon se mbyllja e News24 është kulmimi i një konflikti që zgjat me vite mes kryeministrit dhe pronarit informale të medias. Siç e shton ajo, “News24 është mbyllur, dhe shumica e mediave heshtin. Zërat shpërthejnë kur nuk ka rrezik, por heshtin kur vjen koha e së vërtetës.”
